Krishtlindja në Kosovë; Meshë dhe mesazhe për politikanët

25/12/2017 12:13

Një Meshë në Vigjiljen e Krishtlindjes u mbajt në mesnatë në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë. Imzot Dodë Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës u lut për paqen, por nuk munguan edhe mesazhet e forta për politikanët.

Është e dhimbshme kur sheh se sa e përçarë është klasa politike dhe shoqëria në tërësi. Sidomos në zemër të popullit, ata që drejtojnë institucionet e Kosovës”, u shpreh Umzot Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Kosovës.

Gjate pritjes me krerët e institucioneve të Kosovës ipeshkvi i Kosovës ftoi për paqe dhe drejtësi sociale.

“Është koha për të rigjetur forcën e shpirtit. Duhet të gjejmë atë urti të Anton Çetës për ta falur njëri-tjetrin, ashtu siç i falnim gjaqet. Duhet ta gjejmë forcën e durimit të Rugovës që të mundemi të durojmë dhe ta duam njëri-tjetrin. Duhet ta gjejmë sakrificën e Jasharëve që sikur kemi fituar lirinë ta ruajmë paqen”, ka thënë ai.

Top Channel