Interi nuk heq dorë nga pista Mkhitaryan

25/12/2017 11:49

Interi vijon tratativat për të bërë të sajin Javier Matías Pastore, por nuk shpërqendrohet as nga pistat e tjera të mundshme të rëndësishme.

Mes të cilave ajo që bie në sy është alternativa Mkhitaryan. E sipas FcInterNews, Walter Sabatini ka biseduar për këtë operacion me Mino Raiola, agjentin e lojtari, duke marrë edhe sinjale pozitive.

Për më tepër, as Manchester United nuk do të kundërshtonte transferimin në formën e huasë në Milano, si një klauzolë në këto negociata, shkruan sportmediaset.

Top Channel