Messi: Jemi më mirë pa Neymar

13/12/2017 10:47

Ylli i Barcelonës këmbëngul se skuadra është më e mirë pa Neymar, pasi braziliani vendosi të largohej për te Paris SG për 222 milionë euro.

Argjentinasi ka deklaruar për gazetën spanjolle “Marca” se largimi i Neymar ka detyruar të tjerët të ndryshojnë stilin e lojës. “Humbëm një forcë të madhe në sulm, por kjo n aka favorizuar në aspektin mbrojtës”, citohet Messi. “Momentalisht jemi më të fortë në mesfushë dhe kemi një ekuilibër në skuadër që na bën më të qendrueshëm në mbrojtje”.

Në fakt, Barca ka ruajtur portën e paprekur në 13 ndeshje në të gjitha kompeticionet ku ka marrë pjesë deri tani, ndërsa vetë Messi ka realizuar 16 gola. Më herët ai pati deklaruar se kishte mbetur i shtangur nga vendimi i Neymar për të lënë “Camp Nou”. “Deri ditën e fundit të turit tonë përgatitor në verë ai thoshte që nuk ishte i sigurt për vendimin që do të merrte”.

Top Channel