Kampioni Smajlaj stërvitet në San Marino për të mbrojtur titullin – VIDEO

13/12/2017 11:15

Në pamundësi të stërvitjes në Shqipëri, për shkak të kushteve, kampioni i Europës në kërcim së gjati Izmir Smajlajt po i zhvillon përgatitjet e tij jashtë vendit.

Nën kujdesin e presidentit të Federatës së Atletikës, që është njëkohësisht dhe trajneri tij, Smajlaj është stërvitur javën e fundit në San Marino në një kompleks “indoor” atletike.

Sipas Gjergj Rulit, forma sportive e Smajlajt është optimale dhe sportisti shkodran po punon për të mbrojtur titullin, ndërsa priret një përmirësim i ndeshën dhe në “outdoor”. Ndalesa e radhës e rëndësishme është botërori që zhvillohet në mars në Angli.

??

Posted by Izmir Smajlaj on Monday, December 11, 2017

Top Channel