Iu gjetën 300 mln lekë në banesë, ish-gjyqtari kërkon lirimin

07/12/2017 14:38

Gjyqtari i pezulluar i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri kërkon sërish lirimin nga paraburgimi për arsye shëndetësore.

Gjatë paradites së të enjtes, avokati i Mirit, Ardian Visha i kërkoi Gjykatës së Krimeve të Rënda lirmin e klientit të tij, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e burgut dhe qëndrimi mëtejshëm atje i rrezikon jetën.

Por Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të caktojë dy ekspertë mjeko-ligjorë që të verifikojnë gjendjen shëndetësore të gjyqtarit, për të vendosur më pas për ndryshimin ose jo të masës së sigurisë arrest me burg.

Gjyqtari Shkëlqim Miri u arrestua, pasi iu gjetën në banesë një shumë mbi 30 milionë lekë të reja dhe ndaj tij janë ngritur akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv, pasi dyshohet se ka marrë para për një vendim gjyqësor.

Top Channel