Manchester City, starti më i mirë i sezonit

04/12/2017 12:06

Fitorja 2-1 me West Hamin i shërbeu Manchester Cityt që të rishkruajë historinë 129-vjeçare të Premier League.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, për të cilën tashmë kanë përfunduar elozhet, në “Ettihad Stadium” regjistroi fitoren e 13 radhazi në kampionat dhe ka një bilanc me 14 fitore dhe 1 barazim në 15 javët e para. Një statistikë kjo që e bën “Citizens” të barazojë rekordin e vitit 1960, të mbajtur nga Tottenham.

Një tjetër rekord që vendosi skuadra e Manchester City është ajo e rezultateve pozitive për 19 ndeshje radhazi dhe këtu janë shtuar edhe 4 sfidat e fundit të sezonit 2016/2017. 18 fitore dhe 1 barazim është bilanci i këtyre 19 ndeshjeve për “Citizens”, diçka që askush më parë në Premier League nuk e ka arritur. Për më tepër, Manchester City nuk ka pësuar asnjë humbje deri tani, duke iu bashkuar Interit që ka 12 fitore e 3 barazime, Barcelonës 11 fitore e 3 barazime e Atletico Madrid me 8 fitore e 6 barazime.

Manchester City është lideri absolut i kampionatit me 43 pikë, me United që e ndjek me 8 pikë më pak. Fundjavën e ardhshme, City do të luajë derbin me Manchester United. Në rast fitoreje, “Citizens” do të shkojnë në 14 suksese radhazi për të thyer rekordin e Arsenalit të Wenger në sezonin 2000/2001, me 13 fitore radhazi.

Top Channel