Neymar e Cavani “zihen” sërish për penalltinë

30/11/2017 13:39

Bashkëjetesa e Neymar dhe Cavani nuk është shumë e lumtur në Paris dhe pavarësisht paqes së herëpashershme që vendosin të dy futbollistët amerikanolatinë, ajo zgjat pak. Dhe mollë sherri bëhen gjithnjë penalltitë. Uruguajani dhe braziliani kanë diskutuar sërish një natë më parë përpara gjuajtjes së një penalltie.

Një situatë identike si ajo e shtatorit, në fitoren 2-0 në shtëpi të PSG me Lionin, ku “El Matador” mori përsipër gjuajtjen dhe portieri mik e priti. E njëjta pamje edhe në fitoren 2-0 ndaj Troyes: Neymar i kërkoi topin dhe Cavani e shtyu. Ish-sulmuesi i Napolit gjuajti, por edhe këtë herë u hipnotizua nga portieri i Troyes.

Sezoni është ende shumë i gjatë, e me siguri në favor të PSG do të jenë edhe shumë penallti të tjera, ashtu sikundër edhe shumë konflikte mes dy sulmuesve.

Top Channel