Daniele De Rossi pezullohet për 2 ndeshje

28/11/2017 16:26

Komisioni i Disiplinës e ka pezulluar për dy ndeshje mesfushorin e Romës, Daniele De Rossi. Në ndeshjen e fundjavës kundër Genoa në minutën e 25-të të pjesës së dytë, mesfushori roman u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Roma mori një 11-metërsh kundër.

Kapiteni i Romës pas disa shtyrjesh me duar në zonë goditi me shuplakë sulmuesin e Genoas, Lapadula, gjatë zhvillimit të një goditje nga këndi.

Deçiziv për vendimin ishte ndërhyrja e sistemit VAR. De Rossi do të humbasë ndeshjet me Spal në shtëpi dhe transfertën që Roma do të luajë kundër Chievos.

Top Channel