Lufta e përditshme e Almës për të rritur vajzën e saj nuk është një histori e zakonshme mbijetese e një nëne të vetme.

Në kartelën e saj mjekësore renditen 10 diagnoza sëmundjesh të ndryshme, për të cilat Alma nuk arrin të përballojë dot shpenzimet e mjekimeve.

“S’më dalin paratë për ilaçe. Më ndihmojnë, por nuk mbahet shtëpia po s’pate vetë”, thotë mes lotësh Alma.

Prej vitesh, 46-vjeçarja nga Korça i shtyn ditët falë ndihmave, 17 mijë lekëve të KEMP-i dhe 500 lekët që i jepen për vajzën, të cilës i mungojnë të ardhurat nga i ati. Këto para janë të pamjaftueshme.

“Vajzës i ra të fikët në shkollë. I dha pastruesja biskota, ajo e shpëtoi”, tregon Alma.

Vajza e saj Kejsi shkon në klasën e 6-të dhe është një nxënëse e shkëlqyer e ëndërron një jetë normale.

Dimri do të jetë edhe më i vështirë për Almën, e cila ka mundur të grumbullojë pak ushqime gjatë verës, nuk ka asnjë dru për të ndezur zjarrin dhe asnjë mundësi për të bërë ndërhyrjen në sy pasojë e diabetit, duke rrezikuar kështu që të verbohet.

Top Channel