Ekonomia e Eurozonës, BQE: Po gëzon zgjerim të gjerë

21/11/2017 09:56

Ekonomia e Eurozonës po i gëzohet zgjerimit më të gjerë të saj në dy dekadat e fundit, por, rritja është ende larg nga ajo që banka qendrore evropiane do të donte të shihte. Ky mesazh ka ardhur nga presidenti i bankës, për ligjvënësit evropianë në Bruksel.

“Zgjerimi ekonomik mbetet solid dhe me bazë të gjerë në shumë vende dhe sektorë të zonës euro, kryesisht kjo për shkak të kërkesës së brendshme”, tha Mario Dragi. “Vëzhgimet më të fundit flasin për një moment rritjeje të vazhdueshëm, të paktën në termat afatmesme”, shtoi ai.

Por, sipas vlerësimit të presidentit të bankës qendrore evropiane, përmirësimet në tregjet e punës që janë parë, kanë ende nevojë për kohë që të përkthehen në një rritje më dinamike. “Rikalibrimi i politikave tona për periudhën përtej fundvitit ka si qëllim të ruajë shkallën e stimulimit monetar që është e nevojshme për të siguruar një kthim të qëndrueshëm të inflacionit”, tha Dragi.

Eurostat, zyra e statistikave të bashkimit evropian, thotë se rritja e produktit të brendshëm bruto të eurozonës është rritur me 0.6 për qind nga korriku në shtator, krahasuar me katër mujorin e mëparshëm, 2.5 për qind më shumë se një vit më parë.

Top Channel