Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin Lezhë-Tiranë, me pasojë plagosjen rëndë të një personi.

Policia rrugore njofton se ngjarja ka ndodhur në orën 16:50, tek mbikalimi i Patokut, ku automjeti me targë “AA 567 LO” ka përplasur një këmbësore.

Shtetasja në fjalë nuk është identifikuar ende, por ajo është dërguar drejt QSUT-së në Tiranë për shkak të gjendjes kritike.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, shtetasi me inicialet G.R, është shoqëruar në komisariatin e policisë për veprimet proceduriale.

Një task forcë e ngritur lidhur me ngjarjen po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Top Channel