Hamilton i sinqertë: Alonso, i vetmi nga i cili kam mësuar

18/11/2017 13:36

Nëse për të gjithë marëdhënia e tyre është e qartë që nuk ka qenë asnjëherë idilike, vetë Hamilton e pranon me zë të lartë: “I vemti shok skuadre nga i cili kam mësuar diçka është Fernando Alonso”.

Këtë deklaratë kampioni i botës për herë të katërt, Lewis Hamilton, e zbuloi në një intervistë për CNN.

Ishte pikërisht viti i debutimit të tij në F1 me McLaren, vit në të cilin skuadra nga Woking kishte sjellë në skuadër 2 herë kampionin e botës me Renault, Fernando Alonso. Ishte një sezon shumë intensiv dhe emocionues, me Hamilton në atë kohë 22 vjeçar, që e shfaqi menjëherë talentin e tij ndaj Alonsos 26 vjeçar, duke krijuar një rivalitet të jashtëzakonshëm, me historinë e spiunazhit ndaj Ferrarit, që në fund pa Raikkonen kampion.

Por Hamilton nuk e fsheh rëndësinë e kësaj beteje sportive për karrierën e tij: “Përgjithësisht nuk kam mësuar asgjë një shokët e skuadrës që kam garuar, i vetmi ka qenë Fernando Alonso, në vitin tim të parë në F1”, tha Hamilton.

Më tej Hamiton zbuloi një tjetër veçori të ftoreve të tij: “Erdha në F1 me shumë energji, por sigursht ajo që është përmirësuar te unë është etika e punës, e përmirësuar shumë vitin e fundit. Do të më pëlqente ta kisha bërë që në fillimet e karrierës time dhe tani do të kisha 5 tituj kampionë. Por nuk do të bëja asnjë ndryshim, sepse humbja e e titullit vitin e shkuar më bëri njeriun dhe pilotin që fitoi këtë vit”.

 

Top Channel