Mbyllet takimi për MSA-në e Kosovës, anulohet konferenca

17/11/2017 17:46

Takimi i dytë i Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Europian përfundoi të premten në Bruksel, me anulimin e një konference të përbashkët për gazetarët dhe me një komunikatë, në të cilën bëhet thirrje për zbatimin pa vonesë të marrëveshjeve të arritura në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një deklaratë të zyrës së shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, thuhet se “Këshilli rikujtoi se Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit është në thelb të marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Europian dhe Kosovës. Ai siguron kuadrin kontraktual brenda të cilit BE-ja dhe Kosova do të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre dhe do të vlerësojnë zhvillimet në marrëdhëniet e tyre”.

Zyrtarët e BE-së thanë se, një konferencë e përbashkët me gazetarët në fund të takimit u anulua për shkak të axhendës, por burime brenda BE-së thanë se konferenca u anulua për shkak të disa mospajtimeve që u shfaqën gjatë takimit, por pa dhënë hollësi se për çfarë behët fjalë.

Top Channel