Bullizmi në rritje, ndërgjegjësohen adoleshentët nëpër shkolla

27/10/2017 20:23

Bullizmi është një femomen i përhapur kryesisht tek fëmijët dhe adoleshentët dhe që po njeh çdo ditë e më shumë rritje. Po çfarë është bullizmi?

Projekti për ndërgjegjësimin ndaj bullizmit mbështetet nga Këshilli i Europës dhe BE-ja dhe është shtrirë deri tani në 21 shkolla në të gjithë vendin.

“Unë me të vërtetë ngacmoj ndonjëherë një shok, por nuk e coj në gjendje absurde, që ta mërzis apo ta bëj të qajë”, tregon Paolo Gurakuqi, nxënës.

“Një ose dy herë mund të ketë ndodhur të jem tallur me shokët dhe shoqet, por aktivitetet e reja më pëlqyen shumë pasi përfshiheshin vetëm nxënësit dhe sepse nga ne vetë zhvillohet bullizmi”, thotë Era Metaj.

Bullizmi ka disa forma. “Kemi lëndimin fizik, atë psikologjik dhe atë në internet”, thotë nxënësi Colin Balla.

Vetëm në Tiranë, sipas shifrave të Drejtorisë Arsimore trajtohen për bullizëm rreth 30 fëmijë e adoleshentë. “Kryesore është që i lënduari të reagojë, t’i drejtohet një më të rituri dhe ta informojë për situatën”, thotë Erjona Saqe, mësuese.

Bullizmi lë pasoja në personalitetin e të lënduarit e madje çon në mbyllje në vetëvete dhe mënjanimin e tij nga shoqëria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA