Privilegjet që gëzon Neymar dhe që bezdisin shokët e skuadrës

25/10/2017 10:18

Neymar shkoi te Paris Saint Germain për të shpëtuar nga “hija” e Leo Messit dhe me synimin për të bërë hapin e fundit drejt shndërrimit në futbollistin më të mirë në botë.

Ambientimi në Francë ishte shumë i mirë dhe braziliani shkëlqeu menjëherë, por, sipas “Le Parisien”, ai gëzon disa privilegje që nuk i pëlqejnë shokëve të tjerë të skuadrës. Një prej tyre është se Neymar udhëton me një valixhe tjetër nga ajo e Cavanit me shokë, të cilët marrin një që ua jep klubi.

Privilegje të tjera janë më të “rënda” për lojtarët e tjerë. Një prej tyre është se Neymar ka dy fizioterapistë që e ndjekin në çdo ndeshje. Edhe Ibra ka pasur një fizioterapist të veçantë, por ai merrej edhe me futbollistët e tjerë kur këta kishin nevojë. Fizioterapistët e Neymar nuk e bëjnë këtë.

Gjithashtu, gazeta franceze thotë se Neymarit nuk mund t’i ndërhyjnë ashpër në stërvitje dhe se braziliani ka leje për të mos ndihmuar në fazën mbrojtëse.

Top Channel