“Fatkeqësi absolute”, Tuchel fajëson gjyqtarët për humbjen përballë Real Madrid

09/05/2024 10:34

Trajneri i Bayern Munich, Tomas Tuchel ka fajësuar gjyqtarët për humbjen e mbrëmjes së djeshme përballë Real Madrid në Santiago Bernabeu.

Ai tha se gjyqtarët ishin të ndikuar nga turma e tifozëve në Santiago Bernabeu dhe presioni i Real Madrid.

“Unë mendoj se është një fatkeqësi absolute. Me golin e dytë të Real Madridit, ata e lanë lojën të vazhdojë. Rregulli i qartë është që loja duhet të vazhdojë. Gabimi i parë u bë nga gjyqtari anësor, i dyti nga gjyqtari kryesor. Ishte një shkelje e qartë e rregullave”, ka thënë fillimisht Tuchel.

“Çfarë mendoj unë për Bernabeun? Ka pasur efektin e vet te gjyqtarët”, përfundoi trajneri i Bayernit.

Pasojat e atij goli të De Ligt me siguri që do të sjellin shumë aludime në ditët në vijim, por Real Madridi nëmë pak se 4 javë do të luajë finale e 1 qershorit përballë Borussia Dortmund.

Top Channel