Koreografi frikësuese, Dortmundi i shpartallon (Video)

25/10/2017 13:07

Mbrëmjen e së martës u zhvilluan ndeshjet e raundit të dytë të Kupës së Gjermanisë. Shorti i kishte vënë përballë inferiorëve të Magdeburgut, skuadër e kategorisë së tretë gjermane, gjigantët e Borussia Dortmundit.

Inferioriteti në fushë ishte i dukshëm, si përpara ndeshjes, ashtu edhe pas saj, duke parë rezultatin përfundimtar 5-0 për verdhezinjtë e Bundesligës.

Por tifozët ultras të Magdeburgut nuk mund ta linin një rast të tillë pa rënë në sy. Sektori i ultrasve bardheblu kishte organizuar një koreografi spektakolare, me protagonist “Jigsaw”, monstrën e serialit kinematografik “Saw”.

Edhe pse u përpoqën t’i frikësonin rivalët nga Bundesliga, duket se nuk ia dolën dot veçse të viheshin për pak kohë në qendër të vëmendjes.

Top Channel