San Siro “shkarkon” Montelën; Gattuzo dhe Conte pas “dere”

22/10/2017 18:42

Ai duhej të fitonte, por Milani nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në shtëpi kundër Xhenovës. Një barazim zhgënjyes, padyshim i kushtëzuar edhe nga dalja me karton të kuq i Bonuçit, por kjo nuk ndryshon fatin e Montelës.

Trajneri është shumë pranë “greminës” dhe nuk është i sigurt nëse do të ketë një tjetër mundësi. Fërshëllimat në “San Siro” vërtetojnë zhgënjimin e të gjithë ambientit kuqezi, e jo vetëm të kompanisë kundër trajnerit.

Nëse Montela duhej të shkarkohej, për stolin e Milanit është Gattuso, një ide e vlerësuar nga Mirabelli që në verë.

Megjithatë, vështirë se mund të ketë ndonjë trajner tjetër të lirë: nga Blanc tek Paulo Sousa, nga Prandelli tek Luis Enrique, ky i fundit ka vendosur të marrë një vit pushim. Për kuqezinjtë ka një alternativë ‘të realizueshme’ për këtë sezon dhe ëndrra e ardhshme e Milanit është të sjellë në Itali Antonio Conte, shkruan calciomercato.

Top Channel