Kaos në Everton-Lion, tifozët dhunojnë portierin mik (FOTO)

20/10/2017 11:06

Skena kaosi dhe trazirat shpërthyen nga hiçi në një ndeshje që ishte parashikuar e qetë në Europa Legue këtë të enjte në “Gudison Park”.

Sfida mes Evertonit dhe Lionit bëri bujë më shumë për dhunën ndaj portierit mik sesa për rezultatin në fushë, pasi përplasjet fizike përfshinë dhe lojtarët në incidentet që pritet të analizohen me kujdes nga UEFA.

Shkak i shpërthimit të kaosit ishte një faull i kapitenit të Evertonit ndaj portierit Entoni Lopez. Ky i fundit u godit nga tifozët pranë fushës. Mes agresorëve ishte dhe një burrë që mbante një fëmijë të vogël në krah, mbi të cilin policia ka fokusuar kërkimet për ta arrestuar. Në skenat e dhunës u përfshinë disa futbollistë që shkëmbyen grushte dhe shtyrje.

UEFA do të analizojë incidentet në Komisionin e Disiplinës. Gjobat janë të pashmangshme, por me të gjitha gjasat do të mbyllet përkohësisht një seksion i stadiumit “Gudison Park”.

Top Channel