Meta mbledh bashkë liderët e Kosovës
12/10/2017 00:00
Kreu i shtetit Ilir Meta mbyll sot vizitën dy ditore në Prishtinë, ku u takua me liderët e vendit fqinj.
Mbrëmjen e të mërkurës presidenti shqiptar i ka mbledhur të gjithë bashkë në një darkë jozyrtare. Në një foto jozyrtare janë bashkë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, dhe Behgjet Pacolli.
Gjatë vizitës dy ditore Meta pati një sërë takimesh me krerët e shtetit kosovare, ku u diskutua integrimi i përbashkët në Bashkimin Evropian dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
Top Channel