Acid në sherrin mes adoleshentëve, 6 të plagosur. Një 15-vjeçar i arrestuar

24/09/2017 00:00

Gjashtë persona pësuan plagë pasi një substancë e dëmshme iu hodh atyre në fytyrë gjatë një incidenti të shënuar në një qendër tregtare, në Ëestfield, në lindje të Londrës. Një 15-vjeçar është arrestuar me dyshimin për shkaktim të dëmtimeve të rënda trupore, pas incidentit të mbrëmjes së të shtunës.

Tre prej personave të dëmtuar patën nevojë për trajtim mjekësor në spital, pasi u goditën me acid gjatë një përleshjeje mes dy grupesh me meshkuj në qendrën “Stratford”. Dëshmitarët raportuan për skena paniku pas incidentit, që fillimisht u konsiderua të ishte një seri sulmesh rasti.

Një dëshmitar përshkroi të kishte parë një djalosh të ri viktimë të incidentit, që ulëriste nga dhimbja pasi një shok bërtiti se ishte një sulm me acid dhe ai po digjej, ndërsa të tjerët nxituan t’ia largonin substancën duke i hedhur ujë në fytyrë.

Policia “Scotland Yard” tha se grindja kishte ndodhur brenda qendrës tregtare pak pas orës 20 të mbrëmjes. “Gjatë incidentit është përdorur një substancë e dëmshme. Kur kjo substancë e lëngshme është përdorur, të dyja grupet janë larguar me vrap nga vendngjarja”, thanë forcat e rendit.

Pjesëtarë të shërbimit të emergjencave të Londrës u përgjigjën brenda 10 minutash nga telefonata e parë për ndihmë, ndërsa të pranishëm ishin edhe policia dhe brigada e zjarrfikësve të Londrës.

“Kemi trajtuar 6 pacientë gjithsej dhe vetëm 3 prej tyre u shtruan në spitël”, tha Paul Gibson, ndihmës i operacioneve të ambulancave.

Top Channel