Super Icardi, ‘gjunjëzon” Romën

26/08/2017 00:00

Inter ka arritur të marrë një fitore spektakolare në “Olimpico”, ndaj Romës vendase, ku kapiteni Icardi ishte frymëzimi i të tijve, me dy golat që sjellin përmbysjen.

Luciano Spalletti rikthehet në Romë, ekip të cilin e drejtoi deri në muajin qershor dhe largohet që aty si triumfator.

Roma kaloi në avantazh në minutën e 15, me anë të sulmuesit boshnjak Dzeko, i cili shfrytëzoi mirë një rreshtim të gabuar të mbrojtjes zikaltër.

Verdhekuqtë patën lojën nën kontroll dhe arritën të godasin edhe 3 herë në shtyllën e portës së Handanoviç, por pa arritur të shënojnë golin e dytë.

Në minutën e 66 është radha e Icardit që shënon pas një pasimi të Candrevës dhe barazon shifrat, ndërsa 10 minuta më vonë kapiteni zikaltër i jep Interit avantazhin, pas një pasimi të Perisiç.

Në minutën e 87 kroati jep sërish një pasim të bukur për Vecinon dhe uruguajani çon shifrat në 3-1.

Për zikaltrit debutuan edhe dy afrimet e reja, Dalbert dhe Cancelo, të cilët treguan një nivel mjaft të mirë loje, veçanërisht braziliani që u aktivizua për më shumë minuta.

Top Channel