Reali bën spektakël me pesë gola, City dhe Napoli ndalen në barazim, çfarë ndodhi në Champions
‘A ka ardhur koha për një rikthim te Roma? Jo. Që të kthehem në Romë, po, te Roma jo’-kështu është shprehur Francesco Totti, tashmë në rolin e ambasadorit të Lega Serie A në eventin e prezantimit të albumit të ri ‘Calciatori Panini 2026/27’.
Më pas ish kapiteni legjendar i verdhekuqve flet për atë çfarë po jep Roma në fushën e lojës.
‘Lojtari më i mirë te Roma? Nuk ka ndonjë në mënyrë të veçantë, në këtë moment mendoj se e gjithë skuadra po bën mirë, por nëse duhet të përmend një emër, them trajnerin Gasperini sepse po krijon një grup kompakt të bashkuar që po tregon se dëshiron të fitojë-shtoi Totti- a është kjo një Romë për titull apo i mungon diçka? Është një Romë që mund të konkurrojë për titullin. E dimë që Interi ka një marsh më shumë, por është një skuadër që të hap probleme’.
Totti vijoi më tej analizën e tij për Interin që në Ligën e Kampioneve pësoi humbjen e dytë radhazi.
‘Jo, mund të humbasësh një ndeshje si në Evropë, si në kampionat-vijoi Totti-problemi është që në Itali kur humbet një ndeshje amplifikohet gjithçka. Inter është një skuadër e madhe, kompetitive, një skuadër që do të shkojë deri në fund si në Itali dhe në Evropë’.
Në fund, Totti tha fjalën e tij edhe për Lazion dhe për formën që ka shfaqur në këto javë të para të kampionatit
‘Të jem i sinqertë, askush nuk e prisja një Lazio të tillë e në fakt nuk e priste askush, as vetë Gattuso-tha Totti-por është. një skuadër e fortë, një skuadër që është aty në vendin e parë, kështu që i heq kapelen, sepse po bën mirë dhe është e drejtë që të jetë në atë pozicion’.
Top Channel