Pas zhurmës së madhe që u krijua nga artikulli nga e përditshmja britanike ‘The Times’ me akuzat e reja ndaj presidentit Gianni Infantino, FIFA u kundërpërgjigj përmes zëdhënësit të saj duke përgënjeshtruar gjithçka në mënyrë kategorike.

‘FIFA nuk ka derdhur asnjë pagë të dytë për presidentin dhe respektin të gjitha detyrimet e raportimit në lidhje me pagat. Paga vjetore e presidentit të FIFA, ashru sikurse edhe përfitimet e tjera kontraktuale janë vendosur nga nënkomisioni i pavarur për pagat-tha zëdhënësi i FIFA’.

Pas këtij saktësimi, FIFA shkon edhe më tej në reagimin e saj.

‘FIFA mohon me forcë, çdo akuzë sipas së cilave ka evituar të shpërndarë informacione financiare dhe ka shkelur statutin e FIFA-vijon më tej reagimi i qeverisë së futbollit botëror-bilancet e FIFA iu janë nënshtruar kontrolleve kontabël të pavarura dhe të gjitha deklarimet janë konform normave fiskale në fuqi në Zvicër, SHBA dhe vende të tjera. FIFA është plotësisht e përqendruar te mbledhja e Këshillit të së enjtes dhe pret me interes diskutimet me anëtarët e saj për të promovuar më shumë rritjen e futbollit pas Botërorit më të suksesshëm në histori’.

Top Channel