Turisti gjerman aksidentohet në Llogara

14/06/2017 00:00

Një turist gjerman është përfshirë në një aksident me biçikletë në zonën e Llogarisë, në Vlorë.

Aksidenti ka ndodhur pak pas orës 13:00. I lënduar ka mbetur shtetasi gjerman me inicialet U.Sh., 71 vjeç.

71-vjeçari ishte pjesë e një grupi turistësh të huaj që po zbrisnin me biçikleta Qafën e Llogarasë në drejtim të fshatit të Dukatit.

Ai ka humbur kontrollin e mjetit me dy rrota dhe është rrëzuar. Si pasojë, është dëmtuar lehtë në njërin krah dhe po merr mjekimet në spitalin e Vlorës.

Në këtë periudhë, Qafa e Llogarasë është një ndër destinacionet turistike më të frekuentuara të rrethit të Vlorës, sidomos nga turistë të huaj që pëlqejnë ta përshkojnë atë me biçikleta.

Top Channel