Karnavalet e Korçës, feste dhe ballo me maska në qytet

10/06/2017 00:00

Në Korçë u zhvilluan këtë të shtunë karnavalet e famshme të qytetit. Për të 10-in vit radhazi, qendra e qytetit u pushtua nga personazhe të ndryshme, klounë e kërcimtarë.

Grupe korçare, por dhe  të ardhur nga qytete të tjera e nga jashtë vendit zbritën në bulevardin e Korçës, në një paradë ku çdo pjesëmarrje shoqërohej me nga një fabul.

Nuk kanë munguar as ballot me maska dhe serenatat tradicionale korçare.

“Festa e karnavaleve simbolizon edhe çeljen e sezonit turistik në qytetin e Korçës. Ne jemi shumë të kënaqur, pasi nga viti në vit, Korça po shndërrohet gjithmonë e më tepër në një qytet turistik. Kemi një numër gjithmonë në rritje të vizitorëve vendas dhe të huaj që vjen në rritje”, shprehet Sotiraq Filo.

Rikthimi i kësaj feste popullore u mirëprit nga banorët e këtij qyteti që u shfaqën të shumë me kostume,  tërhoqi vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, duke rifituar statusin e festës simbol të qytetit.

Top Channel