Abdikimi i Perandorit, qeveria japoneze miraton ligjin

19/05/2017 00:00

Qeveria e Japonisë miratoi një ligj një përdorimesh, i cili nëse aprovohet në Parlament do të lejojë abdikimin e Perandorit Akihito.

Perandori 83-vjeçar tha vjet se mosha dhe shëndeti i tij e kishin bërë shumë të vështirë përmbushjen e detyrave zyrtare.

Por asnjë nga ligjet ekzistuese nuk parashikon abdikimin e Perandorit, prandaj lindi nevoja e këtij ligji special. Tashmë dokumenti do të kalojë në Parlament për miratim, ku pritet të aprovohet pa pengesa. Kjo do të jetë hera e parë që një perandor japonez abdikon nga froni që prej Perandorit Kokaku në vitin 1817.

Akihito e mori fronin në vitin 1989 pas vdekjes së babait të tij Hirohito dhe respektohet e adhurohet nga shumë japonezë.

Ai do të pasohet në fron nga princi i kurorës Naruhito, por ky apo pasardhësit e tij nuk do të lejohen të abdikojnë në të ardhmen sipas të njëjti ligj, diçka që thekson përdorim e tij për një herë të vetme. Femrat nuk lejohen që të trashëgojnë fronit dhe kjo do të thotë se princesha Aiko, vajza e princit Naruhito nuk mund të pasojë babain e saj.

Një pjesë e japonezëve thonë se ligji i ri pavarësisht se mundëson abdikimin, nuk bën asgjë për të riparuar defektin se femrat nuk marrin dot fronin. Në vitin 2006, nisi një debat për këtë çështje pasi perandori nuk kishte nipër, por lindja e një djali në familjen mbretërore bëri që debati ët shtyhej.

Top Channel