I vënë gjobë 10 mijë euro biznesmenit, arrestohen dy të rinjtë

16/03/2017 00:00

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Tiranës për gjobvënie. Sipas burimeve zyrtare ata kanë kërcënuar një biznesmen.

Në sajë të operacionit të koduar “Last Night” është vënë në pranga Altin Valisi, 21 vjeç dhe Durim Dervishi, 19 vjeç, të dy nga Tirana.

Dy të rinjtë kanë kërcënuar me mesazhe telefonike biznesmenin P. Z, 55 vjeç, të cilit i kanë kërkuar në formën e gjobës shumën monetare prej 10 mijë eurosh. Policia ka sekuestruar një automatik AK-47, 11 aparate celulare dhe 5 karta SIM.

Ndaj të rinjve rëndon akuza e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë dhe armëmbajtje pa leje.

Top Channel