Shkodër, vidhet me dhunë dyqani i celularëve

10/03/2017 00:00

Një dyqan celularësh është vjedhur me dhunë në orët e darkës të së dielës  në lagjen “Rus” të Shkodrës  pranë rrugës kryesore.

Sipas policisë një person me kapele ka hyre në dyqan dhe pasi ka izoluar me forcë duke e mbyllur në një ambient të dyqanit shitësen ka marrë disa celular të markave të shtrenjta.

Policia ka sekuestruar pamjet e disa kamerave të sigurisë që ndodhen në zonën në fjalë me qëllim identifikimin e autorit të ngjarjes.

Ndërsa policia vijon hetimet për identifikimin e autorit, mësohet se janë shoqëruar disa persona.

Top Channel