Lajmi i fundit
Korçë, mijëra qytetarë i bashkohen tubimit paqësor për klubin e Skënderbeut

Granit Xhaka hyn në histori; Bëhet lojtari më i shtrenjtë

25/05/2016 00:00

Granit Xhaka thyen rekordin e Gokhan Inler dhe bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit zviceran.

Rreth 45 mln euro është shuma që Arsenal do ti japë M’gladbahut për 23 vjecarin, duke e shndërruar atë në blerjen e dytë më të shtrenjtë në historinë e klubit londinez pas Mesut Ozil.

Mediat britanike kanë zbuluar se shqiptari i Zvicrës do të përfitojë dhe një pagë prej 145 mijë eurosh në javë. Në intervistën e tij të parë si lojtar i topçinjve të Londrës, Xhaka pohon se ndihen i gëzuar që ëndrra e fëmijërisë iu bë realitet.

“Ndeshja e parë që kam parë kur isha fëmijë, ka qenë një ndeshje në premier ligë. Gjithmonë e kam ëndërruar këtë kampionat. Tani jam këtu dhe ndihem shumë mirë”, u shpreh Xhaka.

Lojtari i kombëtares zvicerane ka falënderuar dhe ish trajnerin e tij Otmar Hitzfeld i cili e ka krahasuar atë me Bastian Shvajshtajger.

“Hitzfeld është një trajner i madh, por unë jam Granit Xhaka”, deklaroi futbollisti.

Përveç vëllait Taulantit, një urim të veçantë për Granitin e ka rezervuar edhe kapiteni i kombëtares tonë Lorik Cana, i cili në fund e ka sfiduar atë duke i thënë se me 11 qershor do të fitojnë kuqezinjtë.

Top Channel