Është rrjeti më i madh social në botë, përmes të cilit operojnë platforma informative nga më të ndryshmet, artisë, biznesmenë dhe politikanë.

E sigurisht, aty ku përfshihen politikanët, politizohet ambienti. E tilla është beteja e radhës me të cilën është përballur krijesa e Mark Zuckerberg, e akuzuar se po censuron informacionet që kanë të bëjnë me konservatorët.

Akuzat fillestare u hodhën nga Gizmodo, një faqe interneti kushtuar teknologjisë. Në artikullin e postuar në këtë faqe thuhet sesi stafi i Facebook zgjedh ‘të varrosë’ për 1.6 miliardë përdoruesit e vet artikujt që lidhen me politikat konservatore.

Këtij pretendimi iu përgjigj Tom Stocky, kreu i seksionit të kërkimit në Facebook. Ai thotë se nuk u gjet asnjë provë që faktonte këto akuza.

Akuzat mbërritën pak javë pas deklaratës së Marck Zuckerberg, që denoncoi publikisht politikat e Donald Trump, sidomos ato që kishin të bënin me emigracionin.

“Dëgjoj zëra frikacakë që bëjnë thirrje për ndërtime muresh dhe ndarje njerëzish, që i quajntë ‘të tjerë”, tha 31-vjeçari gjatë një konference të organizuar nga kompania e tij.

Top Channel