Akuzat e Berishës, shoqërohet në polici Emiljano Shullazi
16/04/2016 00:00
Është shoqëruar mbrëmjen e sotme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës shtetasi Emiljano Shullazi.
Shoqërimi i Shullazit, personazh i njohur i botës së krimit, është bërë pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha se kishte kërcënuar profesor Mynyr Konin.
Profesor doktor Mynyr Koni është kandidat në zgjedhjet për rektorin e Universitetit të Tiranës. Në një komunikim me mediat, Berisha tha se, Shullazi e kishte kërcënuar që të tërhiqej.
Top Channel