Mark Zuckerberg përdor fjalë të ashpra për një incident me ngjyra raciste në një kompani ku vetëm 2% e punonjësve është me ngjyrë.

Problemi ka lindur nga muri i famshëm  në selinë kryesore të shoqërisë në Menlo Park, në Kaliforni, ku punonjësit prej vitesh shkruajën atë çfarë duan të shprehin.

Në këtë mur slogani “Black lives matter” (jetët e njerëzve me ngjyrë janë të rëndësishme), emri i një lëvizjeje në SHBA që i dha dritë denoncimit të vrasjes së personave me ngjyrë nga policia, është fshihet shumë herë duke u zëvendësuar me shprehjen “All lives matter” (të gjitha jetët janë të rëndësishme). Ky gjest ka shërbyer që Zuckerberg të reagojë fort.

Në një mesazh privat për punonjësit, të publikuar në faqen Gizmodo, Zuckerberg shkruan: “Ajo që është komunikuar qartë që është e papranueshme, ndodhi sërish. U zhgënjeva edhe më parë nga kjo sjellje e shëmtuar. Pas komunikimit tim, e konsideroj edhe dashakeqës. “Jetët e personave me ngjyrë janë të rëndësishme”, nuk do të thotë se të tjerët nuk janë, por thjesht të kërkosh që komuniteti me ngjyrë të ketë drejtësinë që meriton. Për çfarë ka ndodhur ka qënë mjaft e dhimbshme dhe e bezdisshme për komunitetin me ngnyrë dhe të gjithë komunitetin e Facebook. Jemi duke hetuar”, thotë Zuckerberg.

Top Channel