Samsung Electronics Co Ltd planifikon të prezantojë në janar të 2016 gjeneratën e ardhshme të Galaxy S, në përgjigje të konkurrencës me rivalin e saj Apple. Lajmi bëhet i ditur nga “South Korea’s Electronic Times”, duke cituar një burim anonim.

Në vitet e kaluara smartphone-ët Galaxy S janë prezantuar zakonisht në Kongresin Botëror të telefonëve, që zakonisht mbahet mes shkurtit dhe marsit. Edhe këtë vit Galaxy Note 5 u prezantua në gusht, më herët se prezantimet tipike në shtator. Një zëdhënës i Samsung nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me zërat që qarkullojnë.

Top Channel