Mësim edhe në spital, tableta për fëmijët e shtruar në QSUT

14/09/2015 14:48

Pacientët e vegjël në shërbimin e Onko-Hematologjisë, ndonëse janë të detyruar t’i nënshtrohen terapisë së gjatë të mjekëve këtë vit shkollor nuk do të humbin as një orë mësimi. Posaçërisht për ta janë mundësuar 20 tablete me programe mësimore audiovizuale në mënyrë që ata të frekuetojnë orët e mësimit në ambintet e spitalit njëlloj si moshatarët e tyre në klasë.

“Është në mënyrë të veçantë e rëndësishme që jo vetëm këta fëmijë të mos shkëputen nga edukimi i tyre, por dhe për faktin që ne me terapinë tonë të jëmi sa më efiçent, do të thotë të kemi pacientë që të bashkëpunojnë me ne, pacientë të qetë, të vazhdojnë të ndihen të integruar në edukimin dhe në jetën sociale”, thotë Anila Godo, shefe e Shërbimit të Onko- Hematologjisë.

Drejtorja e QSUT-së, Ogerta Manastirliu, theskoi se në shërbimin e pediatrisë nuk do të rreshtin përpjekjet për t’i krijuar pacientëve të vegjël ambiente sa më të përshtatshme.

“Realizohet një ëndërr e fëmijëve për të qënë në shkollë, dhe pse janë të hospitalizuar në spitalin tonë pediatrik. Ata do të kenë mundësi që përgjatë gjithë vitit nëpërmjet një metode interaktive, të kenë mundësi të aksesojnë gjithë procesin mësimor, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë të akredituar nga Ministria e Arsimit, nëpërmjet këtyre pajisjeve.”, tha Ogerta Manastirliu, drejtore e QSUT.

“Ne menduam që duke kërkuar pak ndihmë mund ta sjellim shkollën tek fëmijët. Ne kemi një objektiv për ta vendosur pediatrinë në qëndër të vëmendjes”, tha Milva Ikonomi, zv. ministre e Shëndetësisë.

Programi mësimor i instaluar në këto tablete është miratuar nga Ministria e Arsimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA