Facebook ju njeh më mirë se miqtë tuaj, prindërit, dhe në disa raste, edhe se i dashuri apo e dashura juaj.

Për të vërtetuar këtë, disa kërkues britanikë kanë krijuar një faqe interneti e cila do të koleksionojë një sërë informatash për ju në bazë të “like”-ve që bëni në Facebook.

Në të ardhmen, kjo mund të përdoret nga autoritetet për të zbuluar njerëzit të cilët mund të kryejnë ndonjë krim.

Faqja e quajtur “Apply Magic Sauce” do të arrijë të dallojë pikëpamjet tuaja politike, preferencat seksuale, intelegjencën, përkatësinë fetare, edukimin dhe statusin civil vetëm duke analizuar ato çfarë “pëlqeni” ju në Facebook.

Kjo faqe është ndërtuar nga Universiteti i Kembrixhit, ndërsa ka pasur dy reagime. E para nga kërkues të tjerë të cilët thonë se kjo nuk është ndonjë risi, pasi faqe të tilla janë bërë edhe më parë.

Ndërsa reagimi i dytë ka ardhur nga opinioni publik, të cilët janë tronditur se çfarë janë të aftë të bëjnë njerëzit e teknologjisë duke përdorur të dhënat e tyre.

Top Channel