“Sony” së fundmi ka ideuar dronin më të shpejtë në botë. Jo vetëm kaq, por në faqen zyrtare të kompanisë prestigjioze, është bërë publike vënia në jetë e këtij novacioni.

Në video shfaqet droni, në një fluturim provë. Ky dron mund të arrijë të fluturojë me një shpejtësi rreth 170 kilometra në orë, gati sa dyfishi i shpejtësisë së dronëve që aktualisht janë krijuar.

“Sony” e ka sjellë këtë teknologji të re në bashkëpunim me kompaninë robotike “ZMP”.

Pavarësisht kësaj, ka dhe nga ata ekspertë të fushës që kanë kritikat e tyre kundrejt kësaj shpikje, për sa i përket sigurisë.

Top Channel