Të dhurosh për bamirësi në Facebook, do të jetë po aq e thjeshtë sa të klikosh komandën “Më pëlqen”. Rrjeti social tashmë ka bërë të disponueshme komandën “Dhuro tani” për të gjitha organizatat jofitimprurëse.

Këto organizata mund të përdorin faqet e tyre, ose link për të sponsorizuar, për të inkurajuar përdoruesit dhe për t’i mbështetur ekonomikisht nëpërmjet një donacioni. Lajmi bëhet i ditur nëpërmjet një postimi nga vetë Facebook.

Opsioni doli në 2013 por një një fuhë të kufizuar dhe pak organizata me të cilat Facebook kishte marrëveshje, si Kryqi i Kuq. Dërsa tashmë rrjeti social i Mark Zuckerberg ka zgjeruar mundësinë për të bërë një fushatë që mbledh fonde, për të gjitha organizatat jofitimprurëse që kanë një faqe, apo paguajnë një link promocional në këtë platformë.

“Njerëzit përdorin çdo ditë Facebook si mjet për të shpërndarë dhe për të parë çështje të vërteta që janë të ndjeshme dhe për të motivuar të tjerët. Për këtë arsye kemi shtuar opsionin “Donate Now” (Dhuro tani) në Faqe dhe në Link ads, për të bërë këtë lidhje më të drejt për drejtë”, thuhet në një njoftim të Facebook.

Top Channel