Rrjetet sociale Instagram dhe Pinterest kanë dyfishuar përdoruesit e tyre në mes të viteve 2012-2015, – thuhet në një studim të fundit.

“Pew Research Center” ka anketuar rreth 2000 të rritur në SHBA dhe ka zbuluar se 31% e tyre tani përdorin Pinterest, për ndryshim nga 15% para tre vitesh.

Ndërkohë, 28% e të gjithë të rriturve që përdorin internetin tani kanë një llogari në Instagram, për ndryshim nga 13% në vitin 2012.

Edhe Twitter ka shënuar një rritje për të njëjtën periudhë, por jo në të njëjtën shkallë sa Instagrami dhe Pinterest.

Ndërsa, Linkedln është e vetmja që ka shënuar rënie përdorimi nga viti i kaluar me këtë aktual.

Facebook vazhdon të jetë rrjeti social me numrin më të madh të përdoruesve. Rreth 72% e njerëzve që përdorin internetin, tashmë kanë llogari në Facebook, por duket se rritjes është duke iu afruar fundi, pasi për tre vite është rritur vetëm 5%.

Top Channel