Në San Francisco u çel të hënën Konferenca e Zhvilluesve e Apple. “Në këtë event morën pjesë 70 vende me 350 studentë, që kanë fituar edhe bursa studimi”, tha numri një i shoqërisë, Tim Cook. Por cilat janë risitë që solli Apple në këtë konferencë?

Apple Music
Me këtë shërbim Apple sfidon Spotify dhe Google Play Music. Apple Music është një “shërbim radio globale”, siç e cilësoi Cook. Ajo do të jetë në provë, falas për tre muajt e parë, duke nisur nga 30 qershori, në 100 vende të botës. Më pas do të kushtojë 9.99 dollarë.

Apple News
Apple sfidon Flipboard dhe Instant Articles të Facebook, dhe hyn në fushën e lajmeve me aplikacionin e ri “News”. Ky aplikacion do të jetë i disponueshëm në SHBA, Australi, Britani me sistemin e ri operativ për iPhone dhe iPad. Apple ka krijuar partneritet me një sërë mediash ndërkombëtare prestigjioze, si CNN, Financial Times, Time etj.

IOS9
Sistemi i ri operative “mobile” mund të shkarkohet nga përdoruesit në vjeshtë. Versioni Beta i programit është i disponueshëm për zhvilluesit që ditën e djeshme, ndërsa në korrik do të vijë Beta për publikun e gjerë.

Apple Watch
Apple po zhvillon një program të ri për smartwatch, të quajtur watchOS2. Aplikacionet e orës smart mund të funksionojnë në mënyrë të pavarur, nëse ka lidhje wirless. Mund të bëhen telefonata Facetime Audio nga Apple Watch.

Të tjera risi ishin Siri, asistenti audio i Apple dhe Apple Pay, që do të hyjë në Britani në korrik, për të paguar përmes telefonit.

Top Channel