Tesla, boom porosish për baterinë për shtëpi

11/05/2015 00:00

Boom kërkesash për Powerwall, bateria e kompanisë Tesla për energji elektrike për shtëpitë.

Vetëm një javë nga dalja e saj, prenotimet kanë arritur shifrën e mbi 38 mijë njësive në versionin shtëpiak, dhe më shumë se 2800 pjesë për baterinë më të fuqishme për biznese dhe industri.

Lajmi është bërë i ditur nga administratori i kompanisë, Elon Musk. Ai tha se një volum i tillë do të impenjojë fabrikat të prodhojnë deri në mesin e vitit 2016.

Powerwall është një sistem i mbledhjes së elektricitetit dhe ekziston në dy versione: një 10 kWh dhe një 7 kWh, që në SHBA kushtojnë respektivisht 3500 dhe 3000 dollarë, për t’u instaluar në shtëpi. Ato shërbejnë si rezervë energjie në rast blackout apo mbikarikim të impiantit. E mbi të gjitha, ajo magazinon energjinë duke shfrytëzuar momentet që kushton më pak, natën përshembull.

 

Top Channel