Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje në protestë për barazi gjinore

08/03/2015 00:00

Në ditën ndërkombëtare të gruas Lëvizja Vetëvendosje ka protestuar, duke kërkuar barazi gjinore.

55 përqind e grave janë të papuna e vetëm 5 përqind e tyre posedojnë prona, këto janë shifrat e dhëna në protestën e dhjetëra aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ata thonë se papunësia e gruas vjen si rezultat i modelit neoliberal që në kombinim me sistemin patriarkal të vlerave e ka shtypur dhe e ka shpronësuar gruan.

Aktivistja Teutë Rrusta tha se, “seksualizmi dhe stereotipizmi i punës është njëra ndër arsyet pse sot gratë e gjejnë rehatinë në zymtësinë shtëpiake”.

Top Channel