I inkriminuari, në krye të PD-së së Tepelenës

16/06/2014 00:00

Në mesin e debatit të nisur nga Partia Demokratike lidhur me emërimet e personave me preçedentë kriminalë në poste drejtuese të administratës shtetërore, një person i arrestuar për trafik droge është zgjedhur kryetar i degës së PD në qytetin e Tepelenës.

Bëhet fjalë për Petrit Abedinin. Mësohet se në garë ishin tre emra, ku dy prej tyre, intelektualë të qytetit të Tepelenës, u tërhoqën nga gara sepse ishin shkelur të gjitha kriteret e përfaqësimit.

Abedini më parë ka qenë kryetari i Këshillit Bashkiak të qytetit të Tepelenës, por në qershor të vitit 2009 u arrestua nga policia kufitare e Kakavijës pasi po tentonte të trafikonte 50 kg lëndë narkotike të tipit marijuanë në drejtim të Greqisë.

Ndërkaq, mësohet se kandidatura e tij nuk është miratuar nga kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, kështu që zgjedhjet për grup-seksionin e Tepelenës do të zhvillohen përsëri në një kohë tjetër.

Top Channel