Vlorë, kapen klandestinë të huaj

12/06/2014 00:00

Nga shërbimet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut janë organizuar 2 operacione policore, ku si rezultat është bërë e mundur që të kapen, në total, 22 klandestinë të paligjshëm.

Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, si rezultat i ndjekjes së automjetit tip Wolkswagen Sharon, që drejtohej nga shtetasi Shkëlzen Hysa, 22 vjeç, banues në Vlorë, janë kapur 17 klandestinë nga Siria, Eritrea dhe Senegali.

Këta shtetas kanë kaluar kufirin e gjelbër, nga Greqia në Shqipëri, dhe kishin si destinacion Serbinë, udhëtim për të cilin këta persona kanë paguar shumën prej 2 mijë euro.

Gjithashtu, në Himarë janë kapur edhe 5 klandestinë të tjerë nga Kongo, të cilët po transportoheshin në automjetin tip Mercedes-Benz, nga shtetasit Dhimitër Krisafi, 30 vjeç, dhe Erlind Guçe, 25 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.

Top Channel