40-vjeçari Ole Einar Bjoerndalen ka fituar medaljen e artë në 10 km sprint, duke lënë pas krahëve austriakun Landertinger dhe çekun Soukup.
Për sportistin norvegjez, kjo ishte medalja e shtatë olimpike, e 11 në garat individuale, dhe tashmë është vetëm 1 medalje më pak se bashkëkombasi i tij, Bjorn Daelie, rekordmen absolut i kësaj disipline.
Ndërkohë, Bjoerndalen bëhet njëkohësisht dhe sportisti më i vjetër në moshë, që fiton një medalje ari në olimpiadë.
Norvegjia fiton 2 medalje në skiatlon
Bjoergen fiton arin, Weng zë vendin e tretë
Norvegjia ka fituar një tjetër medalje në Sochi dhe këtë me Marit Bjoergen, e cila ka triumfuar në disiplinën Skiatlon 15 km, duke fituar medaljen e tetë olimpike në karrierën e saj.
Në pod, bashkë me të, është ngjitur Charlotte Kalla në vendin e dytë, ndërsa bronxin e fitoi norvegjezja 22-vjeçare Heidi Weng.
Ndërsa në kampin e meshkujve, medaljen e artë e fitoi amerikani Kotsenburg, i cili do të hyjë në historinë e këtyre lojrave, si medalja e parë e arit e fituar në “Sochi 2014”.
Rusia triumfon në patinazh
Medalje ari në kategorinë individuale dhe ekipore
Rusja Yulia Lipnitskaya fitoi medaljen e artë në patinazhin artistik, pasi arriti të mbledhë 72.9 pikë, duke lënë në vendin e dytë italianen Carolina Kostner, me rreth 2 pikë më pak.
Rusia zuri vendin e parë edhe në rang ekipor, falë një super performance të dyshes Ksenia Stolbova dhe Fedor Klimov.
Duel familjar në disiplinën Mogul
Lapointe mposht motrën e saj, merr medaljen e artë
Medaljen e fundit të artë, të ditës së parë, e fitoi kanadezja Justine Dyfur Lapont, në disiplinën Mogul. 19-vjeçarja fitoi duelin familjar në këtë garë, pasi mposhti motrën e saj, e cila zuri vendin e dytë. Medaljen e bronxit e fitoi amerikanja Hannah Kearney.
Top Channel