Vota e invalidëve, sistemit dështoi

24/10/2013 00:00

E drejta e votës së personave me aftësi të kufizuar në zgjedhjet e 23 qershorit u shkel rëndë, duke mos plotësuar asnjë nga kushtet e nevojshme për t’i siguruar këtij grupi social ushtrimin e të drejtës së tyre.

Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Robert Wilton tha se për këtë kategori sociale, sistemi dështoi, duke i lënë kështu përgjegjësinë KQZ dhe njësive administrative vendore, për organizimin e keq.

Z.Wilton permendi disa nga veretjet te raportit te ODIHR-it ku janë vene ne dukje mangesite ne qendrat e votimit.

Avokati i Popullit Igli Totozani këshilloi qe krahas kuadrit ligjor qe duhet t’u siguroje personave me aftesi  te kufizuar te drejten e votes, duhet edhe nje bashkepunim i gjere midis qeversise dhe pushtetit lokal.

Takimi i organizuar nga KQZ, kishte si qellim permiresimin e kushteve dhe infrastruktures ne qendrat e votimit per t’u ardhur ne ndihme personave me aftesi te kufizuar duke siguruar te drejten e tyre per te votuar.

Top Channel