Gjermania: Mbështetje Shqipërisë

22/10/2013 00:00

Është zhvilluar të martën në Tiranë një konferencë kombëtare
mbi zhvillimin ekonomik të vendit. I pranishëm në eveniment,
ambasadori gjerman Hellmut Hoffman ka shprehur mbështetjen e vendit të
tij për ekonominë e Shqipërisë.

“Kemi besim tek potenciali i Shqipërisë. Ekonomia shqiptare është në rritje e sipër dhe Gjermania do t’i japë mbështetjen e saj. Nëse bashkëpunojmë me njëri-tjetrin është e sigurt që do të kemi progres”, ka deklaruar Hoffman.

Ndërsa ministri për Mirëqënien Sociale dhe Rininë, Erjon Veliaj ka vlerësuar se shteti shqiptar duhet të fokusohet në zhvillimin dhe profesionalizimin e kapaciteteve të veta.

“Besoj se e kemi një zgjidhje, arsimi profesional. Është koha të reflektojmë se çfarë dimë të bëjmë më mirë ne”, ka thënë Veliaj.

Një tjetër pikë e prekur prej ministrit Veliaj në gamën e ekonomisë ka qenë ajo e remitancave, të cilat sipas tij në vitet e fundit kanë pësuar rënie.

Top Channel