Inter, dëmtohet Diego Milito

09/10/2013 20:30

Interi është vënë në alarm, pasi Diego Milito u ndal gjatë stërvitjes për shkak të një problemi muskulor.

Argjentinasi humbi gjysmën e dytë të sezonit të shkuar për shkak të një dëmtimi në ligamentet e kryqëzuar të gjurit dhe ishte riaftësuar vetëm në fillim të këtij sezoni.

Pasi ndieu shqetësimin muskulor, “Il Principe” u largua vetë nga fusha, për të mos rrezikuar që të përkeqësohej edhe më shumë dëmtimi.

Nga vëzhgimet e para dëmtimi nuk duket i rëndë, por Milito mund të mungojë për një periudhë prej 2-4 javore dhe për Mazzarin është një dhimbje koke më shumë.

Top Channel