Shkodër, vrasje në pritë

03/10/2013 00:00

Në qytetin e Shkodrës ka ndodhur të enjte një vrasje arsyet e së ciles
po i heton policia. Viktima është shtetasi Çesk Leka, 45 vjeç i cili
është qëlluar me armë zjarri pistoletë sapo ka qenë duke hyrë në banesë
në lagjen Kiras të këtij qyteti.

Sipas policise vrasesi e ka pritur viktimen ndërsa po kthehej ne shtepi dhe e ka qelluar. Ne mur duken qarte shenjat e plumbave te bresherise se leshuar.

Familja Leka kishte pak vite që ishte transferuar në Shkodër pasi kishte zbritur nga zonat e thella të Dukagjinit. Fqinjë shprehen se anëtarët e kesaj familje janë persona të qetë dhe jo problematikë, ndërsa policia po heton intensivisht për zbardhjen e shkaqeve të vrasjes.

Top Channel