Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Një person pas tre ditë qëndrimi në një kazino në Gjirokastër dhe pasi humbi të gjitha paratë ka kryer një grabitje me anë të një pistolete lodër.
Sipas policisë, pasditen e së enjtes ai është futur në një kazino tek Ura e Lumit në hyrje të qytetit Gjirokastër , ku i ka kërkuar kamarjeres t’i thyente dhjetë mijë lekë.
Menjëherë personi në fjalë me anë të një pistolete, që rezultoi të ishte lodër, ka kërcënuar se do e vriste punonjësen e më pas e ka mbyllur kamarieren në tualetin e kazinosë duke marrë me vete një çantë dhe një sasi prej 24 mijë lekësh.
Policia gjeti hotelin ku qendronte grabitësi, shtetasi Jorgo Kumaraku nga fshati Livadhja i Sarandës. Pak orë më vonë është bërë i mundur arrestimi i grabitësit në qytetin e Sarandës.
Të njëjtin veprim ai e kishte kryer edhe në vitin 2007 duke përdorur sërish një pistoletë lodër.
Top Channel